Nga Gazeta ‘Si’-Një 39-vjeçar, me iniciale A.Sh i cili vuante dënimin në burgun e Fushë Krujës, ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Burime bëjnë me dije si i burgosuri është dërguar pa shenja jete nga burgu në qendrën shëndetësore të qytetit.
Nuk dihet shkaku i vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale pasi viktima ka qene përdorues narkotikësh dhe trajtohej me metadon.
Trupi i tij mësohet se ndodhet në qendrën shëndetësore të qytetit, ndërsa do t’i kryhet dhe autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.