Njeriu i katërt që ka shkelur në Hënë ka ndërruar jetë në Texas në moshën 86 vjeçare, njofton BBC duke cituar familjarët e Alan Bean.
Në vitin 1963 ish piloti i Marinës amerikane, Alan Bean ishte përzgjedhur për një trajnim nga NASA.
Bean ka qenë dy herë në hapësirë, në nëntor të vitit 1969, është ulur në Hënë me “Apollo 12” dhe në vitin 1973, kur kishte qenë drejtues i fluturimit “Skylab” në stacionin e parë amerikan të hapësirës.
Mësohet se më vonë, Alan Bean u bë një artist i suksesshëm, duke bërë vizatime, që ishin të frymëzuar nga hapësira.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.