Ka ndodhur

Ndërron jetë 11-vjeçarja në Tiranë, ra në kontakt me rrymën elektrike

Një vajzë e mitur, vetëm 11 vjeç, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës për shkak se ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa e mitura ka mbërritur në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital.

Sipas policisë dje është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë