Njerez

Ndërroi jetë nga koronavirusi, Meta dekoron ish-boksierin e shquar, Skënder Kurti

Presidenti Ilir Meta nderoi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” pas vdekjes Skënder Kurtin, ish-boksier i shquar dhe trajner. Skënder Kurti ndërroi jetë pak muaj më parë, në prill të këtij viti, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Titulli është tërhequr nga djali i tij, Renato, i cili po ndjek gjurmët e të atit, duke u bërë trajner boksi. Motivacioni i akordimit të titullit është: “Për kontributin e çmuar në arritjen e rezultateve të larta në sportin e boksit dhe trajner i shquar i Klubit Sportiv ‘Tirana’ dhe Ekipit Kombëtar. Një personalitet i dashur, i respektuar, një shembull frymëzimi dhe suksesi për të gjithë brezat e rinj”.

“Renato, miqtë dhe kolegët e tij, duhet të jenë krenarë, për atë që Neri ka bërë për boksin Shqiptar, për sukseset e tij dinjitoze në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare”- thekson Presidenti Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë