Njerez

Ndërroi jetë nga Covid-19, Pallati i sportit në Vlorë merr emrin ‘’Viron Toska’’

Pallati i sportit në Vlorë ka marrë emrin “Viron Toska”, në nderim ish-trajnerit dhe shefit të klubit të Flamurtarit në basketboll për femra. Homazhet, në nder të ish-trajnerit, u zhvilluan dje (13 nëntor), ku pjesëmarrës ishin miq, personalitete të sportit, kulturës dhe politikës vlonjate. “Kjo humbje nuk është vetëm për qytetin e Vlorës, por është për të gjithë sportin shqiptar, është për shoqërinë vlonjate, është për qytetarinë vlonjate”, është shprehur ish-kreu i KLSH, Bujar Leskaj.

Viron Toska u nda nga jeta më 4 nëntor të këtij viti, pas një beteje me Covid-19. Toska, ka drejtuar ekipin e Flamurtarit që prej vitit 2008. Prej më shumë se një dekade, ai ka drejtuar ekipin e basketbollit për femra të Flamurtarit, ekip me të cilin e ka shpallur 15 herë kampion, teksa në 10 vitet e fundit ka shënuar 29 trofe.  

Në karrierën e tij numërohen mbi 35 tituj të fituar me Flamurtarin, në kampionat, Kupë apo evente të tjera kombëtare, një trajner i suksesshëm, që ka drejtuar edhe kombëtaren e femrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë