Filma

Meshkujt e lavdëruan filmin “Joker”, kritiket femra nuk ua sugjerojnë asnjeriu

Kur më pyetën për të shkruar rreth regjisorit Todd Phillips, thashë “po”. Kështu shkruan gazetarja Rebecca J. Ritzel, duke argumentuar se kritikat e autoreve gra ndaj këtij filmi, e fusnin këtë film në listën e filmave që ajo s'do t'i sugjeronte për t'i parë. “Sepse përgjatë një jave që kur “Joker” u shfaq në kinema ka sjellë reagime të shumë grave që shkruajnë për këtë film” shkruan ajo.

Artikujt e tyre nuk janë thjesht negative, disa kritike janë të shqetësuara për numrin e amerikanëve që po e shohin këtë film, i cili, vetëm fundjavën e kaluar fitoi 94 milionë dollarë, që prej premierës në tetor. “Ky është filmi më depresiv që kam parë ndonjëherë” shkroi në twitter Tatiana Siegel. “Nihilizëm i ashpër dhe mungesë e plotë e shpresës. Pa humor e me mungesë empatie”, vijonte ajo.

Shumë gazetarë të tjerë kanë shkruar për këtë film. Siegel e vlerësoi performancën e Batman si një sëmundje me flokë të gjelbër. Një tjetër reporter ka shkruar mbi historinë e Harvey Weinstein dhe akuzat për sjellje seksuale kundër shumë burrave në industrinë e filmit, duke dalë në përfundimin se filmi ka një mungesë të plotë shprese. Kritiket femra duket se janë acaruar në mënyrë të drejtë. Gjykimet e tyre për këtë film janë pothuajse njësoj. Por ka edhe nga ata që mendojnë se këto kritika shkojnë shumë larg.

Dana Stevens, një nga kritiket me profilin më të lartë në Amerikën e Veriut, pranoi e ndërsa shkoi në kinema kurioze të shihte Joaquin Phoenix me "rolin e një kllouni të keq të librit komik", filmi  i ngjasoi i zymtë dhe i pamëshirshëm duke mposhtur trillimin. “Joker është një film i keq, po është i paparashikueshëm, një derivat i filmave të tjerë të kësaj gjinie, gati një vetë-parodi”. Ndër ndjesitë që të lë filmi sipas Stevens, është keqardhja deri diku për vrasësin  serial Arthur Fleck, ndërsa ndjesitë e tjera janë thjesht neveri.

Stephanie Zacharek e revistës Time shkoi edhe më tej duke e dënuar regjisorin, e duke e përshkruar filmin si “energjik” dhe “argëtues”, për arsye marketingu, që nxit adoleshentët të bëhen kreativë. Kritikat për Joker vijojnë në shumë media ndërkombëtare, ndërkohë që numri i të ardhurave nga shitjet e biletave në kinematë e vendeve ku ai po shfaqet vijon të rritet. Ndoshta se reklama e keqe nuk është gjë tjetër veçse një reklamë e mirë, e për “Joker” suksesi janë kritikat ndaj tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë