Media Galeri

Nderimet për Kostandinin II, Mbretin e fundit të Greqisë

Mbreti i fundit i Greqisë, Kostandini II, do të prehet në Katedralen Ortodokse Metropolitane në Athinë. Monarku ndërroi jetë pas një goditjeje në tru më 10 janar në kryeqytetin grek në moshën 82 vjeçare – më shumë se 50 vjet pasi u internua në një grusht shteti ushtarak.

Arkivoli i Konstantinos Guksburg – i cili ishte nipi i Dukës së Edinburgut – u nderua këtë mëngjes nga përfaqësues të monarkive evropiane por edhe nga publiku i gjerë në kapelën Agios Eleftherios të katedrales.

Konstandini II u ngjit në fron në vitin 1964 gjatë një periudhe kur vendi po kalonte trazira që kulmuan me një grusht shteti ushtarak tre vite më vonë. Ai u detyrua të ikte jashtë vendit pas një kundër-grushti të pasukseshëm.

Konstandinit II më vonë iu hoq edhe shtetësia greke. Ai ishte i martuar me Princeshë Anne Marie të Danimarkës dhe kishin pesë fëmijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë