Ka ndodhur

Ndërhyrjet në TIMS / Berisha mund të lërë shtëpinë për disa orë, thirret dëshmitar në Komisionin hetimor

Është zbardhur plani paraprak i hetimit për Komisionin Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS. Mes dëshmitarëve që kërkohen për të dëshmuar në komision është edhe Sali Berisha.

Dokumenti pritet që të miratohet në mbledhjen e radhës së komisionit dhe nëse do të miratohet lista e dëshmitarëve, ish-kryeministri Berisha do të shijojë për pak orë lirinë dhe do të rikthehet në Kuvend.

Edhe nëse lista e dëshmitarëve do të miratohet nga anëtarët e Komisionit, do jetë në dorën e SPAK nëse Berisha do fitojë lirinë disaorëshe apo jo.

Mes dëshmitarëve është edhe Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, njësoj si Berisha, të cilët do të pyeten si persona që kanë dijeni për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, pasi në shumë deklarata kanë hedhur akuza për rrjedhjen e të dhënave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë