Ngjarje

Ndalohet qarkullimi tek ish-sheshi “Shqiponja”, si hyn dhe del nga Tirana (Video)

Nga e hëna do të ndalohet qarkullimi i makinave te ish-sheshi “Shqiponja” për shkak të punimeve në unazë, ndërsa kalimi në këtë aks do të jetë i mundur vetëm për ambulancat.
Ky informacion u bë i ditur në një konferencë të përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të ARRSH-së dhe Policisë së Shtetit, që i kërkuan drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks.
“Plani është dinamik me ecjen e punimeve dhe mendohet që mund të zgjasë 3-4 muaj. Në rrugë do kenë akses vetëm abmulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi” deklaroi përfaqësuesi i policisë.

Më poshte video se si do të jetë hyrja dhe dalja nga Tirana.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë