Nga e hëna do të ndalohet qarkullimi i makinave te ish-sheshi “Shqiponja” për shkak të punimeve në unazë, ndërsa kalimi në këtë aks do të jetë i mundur vetëm për ambulancat.
Ky informacion u bë i ditur në një konferencë të përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të ARRSH-së dhe Policisë së Shtetit, që i kërkuan drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks.
“Plani është dinamik me ecjen e punimeve dhe mendohet që mund të zgjasë 3-4 muaj. Në rrugë do kenë akses vetëm abmulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi” deklaroi përfaqësuesi i policisë.
Më poshte video se si do të jetë hyrja dhe dalja nga Tirana.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




