Gazeta Si – Një 48-vjeçar grek u procedua penalisht në gjendje të lirë në aeroportin e Rinasit, pasi kishte me vete 15 mijë paund britanik dhe 570 euro, të cilat ai tentoi t’i kalonte pa i deklaruar te autoritetet doganore.
Burime zyrtare të policisë thonë se 48-vjeçari vinte nga Londra drejt vendit tonë. Ai u procedua në gjendje të lirë, ndërsa paratë u sekuestruan.
“Në hyrje, nga kontrolli fizik, shtetasit grek K. K., 48 vjeç, banues në Londër, iu gjetën 15 000 paund dhe 570 euro, të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për 48-vjeçarin dhe u sekuestruan shumat e parave”, tha Policia e Shtetit në një njoftim për rastin.
Ndërkohë në Durrës, në makinën tip “Iveco” u gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Për pasojë edhe në këtë rast kanë nisur procedimi në gjendje të lirë për H. N.
Gjatë kontrollit janë gjetur edhe për shtetasin rumun A. C., 48 vjeç dhe bashkëjetuesen e tij pasi sollën 1490 paketa me cigare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.