Lojëra me Dore

NBA, Uorriërs dhe Miluoki sigurojnë vendet e para

Janë mbyllur pa surpriza ndeshjet e mbrëmjes së të dielës në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Dy ekipet kryesuese të konferencave, Uorriërs në perëndim dhe Miluoki në lindje kanë vijuar pa pengesa në ndeshjet e tyre. Goldet State ka mposhtur 131 – 104 Los Anxhelos Klipers, ndërsa Miluoki Baks fitoi në shtëpinë e tij kundër Atlantës.
Për kampionët në fuqi të NBA, Uorriërs në parket shkëlqyen të zakonshmit, Stefën Kërri dhe Kevin Durant. Të dy yjet e Golden State i kanë dy shifrat vetëm për sa i takon pikëve, por nuk ishte shumë e nevojshme të bënin më mirë, pasi Kliperast ishin shumë larg gjendjes ku do duhej të ishin.

Sakaq për ekipin kryesues të lindjes, Miluoki që u ngjit në vendin e parë vetëm 5 ditë më herët ka vazhduar forma e mirë edhe përballë një ekipi shumë të fortë si Atlanta Hauks. Për Baks më të mirët në parket ishin greku, Antetokounmpo dhe Middleton. Basketbollisti grek edhe një herë ka treguar se përse është më i miri i momentit, me 30 pikë të shënuara, 3 asist dhe topa në tabelë.

Në ndeshjet e tjera vlen të theksohen Portland dhe Lejkërs. Për të dyja ekipet këto fitore tashmë nuk kanë vlerë, pasi gara për Play Off nuk ekziston më, por mund të shërbejnë sadopak për të zbutur shijen e hidhur të këtij sezoni.

Tabela e ndeshjeve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë