Lojëra me Dore

NBA, Uorriërs dhe Miluoki dështojnë në startin e Play Off

Mbrëmjen e së mërkurës ka startuar faza Play Off në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Nuk kanë munguar surprizat në këto ndeshje të para, me disa prej ekipeve pretendente që janë mposhtur. Dy kryesuesit e konferencave, Miluoki Baks dhe Golden Stejt Uorriërs janë mundur në ndeshjet e para nga Menfis Grizles dhe Oklahoma Siti.

Kampionët në fuqi dhe njëkohësisht kryesuesit e konferencës së Perëndimit, Golden Stejt nuk e nisën siç pritej këtë fazë play of, duke humbur në shifrat 132-117. Yjet e Uorriës, Durant dhe Kerri ishin larg formës së tyre më të mirë, duke mos mundur dot të udhëhiqnin ekipin e tyre drejt triumfit në këtë përballje të parë. Gjithsesi kjo humbje nuk është shqetësuese për Golden Stejt, pasi do të ketë mundësinë e revanshit vetëm dy ditë më vonë.

Të njëjtin hap fals ka bërë edhe kryesuesja e grupit të Lindjes, Miluoki Baks, që u mposht në shtëpi nga Oklahoma Siti Thandër me rezultatin 116-127. Në këtë ndeshje trajneri i Baks kishte shumë mungesa për shkak të dëmtimeve, ndërsa basketbollisti grek, Antetokounmpo ishte lënë pushim, pasi nuk ishte në formën e tij më të mirë. Në ndeshjet e tjera Detroit Piston fituan në fushën e Nju Jork Kniks, San Antonio Spërs triumfuan përballë Dallas Maveriks, ndërsa Portland fitoi kundër Sakramento Kings.

Tabela e rezultateve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë