Lojëra me Dore

NBA, San Antonio mposht kampionët e Golden State

Mbrëmja e së hënës ka qenë plot me surpriza dhe rezultate spektakolare në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Kampionët në fuqi të Golen State janë mposhtur nga San Antonio Spurs, me këta të fundit që hedhin një hap të sigurt drejt fazës së play of-it. Fitore të rëndësishme kanë arritur edhe Denver kundër Boston, Toronto Raptors me New York Knicks, por edhe Miami Heat.

Përballja e zhvilluar në “AT&T Center” ka parë një San Antonio superior ndaj kampionëve të Golden State, duke neutralizuar pikat e tyre të forta. Kjo ishte fitorja e nëntë rresht për San Antonio Spurs, me protagonistin e njëjtë, Marko Belinelli. Basketbollisti italianin realizoi 9 pikë dhe 2 rebaund, por kontributin më të madh e dha me frenimet e aksioneve të Golden State. Për kampionët në fuqi, as rikthimi në fushë i Kevin Durant nuk solli dot fitoren, duke rrezikuar tashmë që t’i fusë kampionët në fuqi në një krizë. Pas kësaj fitore, San Antonio është në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit.
Sakaq për Denver në triumfin e rëndësishëm në fushën e Boston Sëlltiks lideri në parket ishte Nikola Jokiç me 21 pikë, 13 rebaund dhe 7 asiste.

Më poshtë tabela e të gjitha rezultateve të mbrëmjes së hënë në NBA:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë