Lojëra me Dore

NBA pritet të humbasë “qindra miliona” për shkak të konfliktit me Kinën

Komisioneri i National Basketball Association (NBA) Adam Silver ka deklaruar që liga mund të humbasë "qindra miliona dollarë" nga konflikti me Kinën, megjithëse ai pret që marrëdhëniet me vendin aziatik të kthehen në normalitet shumë shpejt.  Ka pasur tension midis dy palëve që prej tetorit, kur menaxheri i përgjithshëm i Houston Rockets Daryl Morey postoi një Twitter që mbështeste protestat pro-demokracisë së Hong Kong-ut, duke detyruar  transmetuesit dhe sponsorët kinezë të pezullojnë marrëdhëniet me NBA.

Të dyja, platforma dixhitale kineze Tencent dhe transmetuesi shtetëror i Kinës CCTV pezulluan transmetimet e NBA në vazhdën e tweet-it të Morey-së, megjithëse i pari ka filluar të transmetojë deri në tre ndeshje në natë, sipas New York Times. Pavarësisht se NBA dhe Kina po përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet, kampionati po vuan pasojat e krizës ekonomike. Duke folur gjatë konferencës vjetore në NBA All-Star, Silver zbuloi ndikimin që ky konflikt mund të ketë në të ardhurat e ligës. "Unë mendoj se madhësia e humbjes do të jetë në qindra miliona dollarë," tha ai. "Sigurisht, ndoshta më pak se 400 milion dollarë amerikanë, ndoshta edhe më pak se kaq."

Adam Silver

Silver e kishte pranuar vitin e kaluar se NBA kishte pësuar humbje "thelbësore" për shkak të twitterit  së Morey, megjithëse kjo është hera e parë që ai flet me shifra. 57-vjeçari gjithashtu nuk dha një afat kohor kur pret që ndeshjet e NBA të rikthehen në CCTV, duke deklaruar se ishte diçka që NBA e priste. "Mendimi im është se do të ketë një kthim në normalitet shumë shpejt, por nuk mund të them saktësisht kur bëhet fjalë për CCTV," tha Silver. "Ne nuk bëjmë presion. Është një vendim që është padyshim jashtë  kontrollit tonë, dhe nuk jam as i sigurt saktësisht se ku qëndron ai vendim. Unë mendoj se pikëpamja jonë si ligë është që ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjërat që kemi bërë në të kaluarën. "


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë