Lojëra me Dore

NBA, pa surpriza në dy çiftet finaliste

Nuk ka pasur surpriza në caktimin e dy çifteve finaliste për konferencat e Ligës në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Do të jenë Miluoki dhe Toronton në finalen e Lindjes dhe në perëndim Golden Stejt përballet me Portland.

Të dyja finalet janë të forta dhe paparashikueshme sipas medieve amerikane. Me lojën e treguar deri më tani, do të jetë shumë e vështirë për të zgjedhur një nga këto ekipe që do të shkoj deri në fund këtij kompeticioni dhe të arrijë të ngrejë trofeun e lakumar të NBA.

Golden Stejt është në misionin për të mbrojtur titullin kampion. Por edhe Miluoki, Toronto dhe Portland janë shumë të forta dhe në këto ndeshje play off kanë treguar se mund ta marrin trofeun e madh. Sido që që të shkojnë sa i përket çështjes së fituesit, një gjë është e sigurt, që do të ketë spektakël pa fund.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë