Lojëra me Dore

NBA, Miluoki vijon marshimin në play off, fiton edhe Boston

Në ndeshjet e mbrëmjes në kampionatin amerikan të basketbollit në fazën play off nuk ka pasur surpriza. Pretendentët për të fituar titullin kampion këtë sezon, Miluoki Baks kanë marrë fitoren e dytë në play off përballë Detroit Pistons. Fitoren e dytë e ka marrë edhe Boston Sëlltiks që triumfuan përballë Indiana Pisërs. Ndërsa Hjuston fitoi në fushën e vetë përballë Jutah Xhez.

Miluoki Baks duket se në periudhën më të rëndësishme të sezonit ka ardhur në formën më optimale. E udhëhequr nga greku Antetokounmpo Baks kanë marrë shumë lehtë edhe fitoren e dyte me ekipin nga Detrorit. 2-0 udhëheq tashmë serinë e ndeshjeve Miluoki dhe shanset që të kalojë në raundin tjetër shumë të mëdha dhe Detroit do i duhej një mrekulli për të bërë të kundërtën.

Me hapa të rëndësishëm ka vijuar rrugën e tij edhe Boston Sëlltiks. Ekipi i Stivens fitoi me Indianën në shifrat 99-91, duke hedhur kandidaturën për të vazhduar në raundin tjetër të play off-it. Fitoren e dytë e mori edhe Hjuston Rokets me Jutah Xhez në rezultatin e thellë 118 – 98. Tashmë Rokets udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve të play off dhe ka shumë shanse që të kalojë në raundin tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë