Lojëra me Dore

NBA, Miluoki në gjysmëfinale, pranë kualifikimit edhe Golden Stejt

Është Miluoki Baks ekipi i parë gjysmëfinalist i play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Pas fitores së katërt me Boston Sëlltiks, Baks prenë biletën për në fazën tjetër. Pranë kalimit në gjysmëfinale është afruar edhe Golden Stejt, falë fitores në ndeshjen e pestë me Hjuston Rokets. Uorriërs tashmë kryesojë 3-2 në totalin e ndeshjeve, ashtu siç udhëheqin edhe Toronto me Filadelfian dhe Denver me Portlandin.

Në fitoren e kësaj përballje të pestë për Miluokin, vendimtar ishte sërish greku, Antetokounmpo. Me 20 pikë, 8 ribaund dhe 8 asiste, greku ka shkëlqyer edhe këtë herë për Baks, duke i çuar në gjysmëfinalen dhe i afron kështu me trofeun e NBA për këtë sezon. Ndeshja u mbyll në shifrat 116-91 dhe vendasit e Miluokit nuk e vunë në diskutim në asnjë moment kalimin në fazën tjetër. Tashmë Baks do të presë në gjysmëfinale fituesin e çiftit, Toronto-Filadelfia. Kanadezët janë të avantazuar, por sërish duhen të tregohen të kujdesshëm, pasi Filadelfia nuk është dorëzuar ende.

Sakaq në ndeshjen tjetër, Golden Stejt ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në fazën tjetër. Kampionët në fuqi e fituan përballjen e pestë me Hjuston dhe tashmë shpresojnë që në ndeshjen tjetër të presion biletën për në gjysmëfinale. Vendimtar në këtë ndeshje për Uorriërs ishin të zakonshmit, Stefën Kërri dhe Tomson. Ndeshja e radhës do të luhet në shtëpinë e Hjuston.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë