Lojëra me Dore

NBA, Lejkërs fitojnë, por mbeten jashtë Play of

Ka ardhur surpriza e parë e madhe e këtij sezoni në kampionatin amerikan të basketbollit. Ekipi legjendar me shumë trofe, Los Anxhelos Lejkër ka zyrtarizuar sezonin negativ të këtij viti. Edhe pse me “yllin” Lebron Xhejms pjesë të saj Lejkërsat nuk arritën të shkojnë në fazën e play of.

Në ndeshjen e fundit, ekipi nga Los Anxhelosi arriti të fitonte bindshëm me Uashington Vizards me rezultatin 124-106. Por edhe ky triumf nuk mundi të shpëtonte sezonin e Lebron Xhejms dhe Lejkërs, pasi tashmë ekipi i verdhë është jashtë play of-it.
Në sfidën e “Steples Center”, basketbollisti më i mirë në parket ishte Kentavious Kalduell Pope, me 29 pikë të realizuara. Sakaq Lebron Xhejms, sërish nuk ishte më i miri në parket, duke realizuar vetëm 23 pikë. Ndërsa ekipi Gjashtë pikë më pak se ai regjistroi në këtë ndeshje Lebron James. Ndërsa për ekipin nga kryeqyteti, spikati Bradley Bill, me 32 pikë, i ndjekur nga Jabari Parker, me 18 pikë. Në këtë moment të kampionatit, Los Angeles zë vendin e 11-të të Konferencës Perëndimore dhe nuk ka asnjë shans matematikor që të kapë zonën e Play off. Në ndeshjet e tjera spikat fitorja e Denver në shtëpi përballë Detroit Pistons dhe ajo e Torontos me Çikagon.

Më poshtë tabela e rezultateve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë