Lojëra me Dore

NBA, kthehet në fushë: playoff rinisin sot

Tani ka një datë për rinisjen e playoff të NBA, që do të fillojnë zyrtarisht sot pas tre ditësh bojkoti në shenjë proteste për çështjen Blake. Njoftimi, i pritur pas akordit të arritur mes lojtarëve për tu rikthyer në fushë, ka mbërritur me një komunikatë të përbashkët të NBA e NBPA: “Kemi rënë dakord të rifillojmë të luajmë duke nisur nga e shtuna 29 gusht”.

“Kemi patur një bashkëbisedim produktiv mes gjithë komponentëve – lojtarë, trajnerë, staf e drejtues – në lidhje me lëvizjet e ardhshme e veprimet për tu kryer për të mbështetur drejtësinë sociale e barazinë – lexohet në komunikatë – Ishin prezentë përfaqësues nga të gjithë 13 skuadrat e impenjuara në Orlando e të gjithë kanë rënë dakord për të filluar të luhet duke nisur nga e shtuna 29 gusht”.

Një vendim që nuk shuan protestat. Liga e lojtarët kanë njoftuar në fakt idenë për të promovuar në mënyrë të ndryshme aksionet e nisura nga NBA në lidhje me problematikat raciale që shqetësojnë Shtetet e Bashkuara. Plani parashikon krijimin e një “koalicioni për drejtësinë sociale, me përfaqësues të lojtarëve, trajnerëve e të administratës, që janë fokusuar në një seri të gjerë çështjesh, përfshirë shtimin e të drejtës së votës, promocionin e impenjimit civil e mbështetjen për reforma domethënëse të policisë e të drejtësisë penale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë