Lojëra me Dore

NBA, kalojnë raundin edhe Toronto me Portland

Mbrëmjen e së martës kemi mësuar edhe tre ekipe të tjera çerekfinaliste në fazën e play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Dy pretendentët Toronto me Portland dhe Filadelfia gjithashtu kanë prerë biletën për në raundin pasardhës të play off-it pa pasur nevojën e luajtjes edhe të ndeshjeve të fundit.

Toronto, ashtu siç pritej nuk hasi në vështirësi të mëdha për të kaluar me tej, pasi dihej forca e Orlando Mexhik. Me fitorën e mbrëmshme bilanci total i këtyre përballjeve shkoi 4-1 për Toronton, që u mposht vetëm një herë nga Mexhik, që aq pati forcën e saj këtë sezon. Tashmë në fazën tjetër për Toronton paraqitet një përballje shumë e fortë për t’u kaluar, si Filadelfia 76.

Në raundin çerekfinal të play off-it do të jetë edhe Portland, që eliminoi Oklahoma Siti Thandër. Blejzërs kaluan në raund tjetër me një fitore totale 4-1 dhe tashmë presin fituesin e përballjes Denver Nagets dhe San Antonio.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë