Lojëra me Dore

NBA ka gati planin për sezonin e ri

Komisioneri i NBA, Adam Silver, pasi menaxhoi me sukses përfundimin e sezonit pas pandemisë Covid-19, po mendon që tani për sezonin e ri 2020-2021. Për momentin nuk ka ende asnjë datë zyrtare se kur do të nisë kampionati, teksa synohet fundi i dhjetorit ose fillimi i janarit. Bëhet fjalë për një plan paraprak që do t’i paraqitet pikërisht bordit të posaçëm të ligës spektakolare të basketbollit në Amerikën e Veriut, që përbëhet nga drejtuesit e skuadrave pjesëmarrëse.

Sipas mediave amerikane, objektivi është që sezoni i ri të rinisë më 22 dhjetor. Ky start i kampionatit në dhjetor bëhet për arsyen që gjithçka  të përfundojë para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios. Në këtë mënyrë, yjet e NBA-së mund të luajnë  në Olimpiadë.

Plani parashikon një kampionat me 72 ndeshje në sezonin e rregullt, minimumi në mënyrë që skuadrat të përfitojnë  kontrata televizive. Mendohet që në shkurt ekipet të bëjnë një pushim 2-javor, pasi “All Star Game 2021” mund të mos zhvillohet për shkak të situatës nga koronavirusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë