Lojëra me Dore

NBA i përulet Steph Curry, 50 pikë dhe 10 asiste për yllin e Golden State

Steph Curry dhuron spektakël në NBA, duke bërë paraqitjen më të mirë sezonale. Me 50 pikë dhe 10 asiste ai i ka dhuruar fitoren Golden State, që mposhti 127-113 Atlanta. Kanë fituar në ndeshjet e fundit edhe Lakers dhe Grizzlies, që mundën respektivisht Charlotte (126-113) dhe Minnesota (125-118).

NBA-ja i është përulur edhe një herë Steph Curry, që me 50 pikë dhe 10 asiste bëhet lojtari më i vjetër në moshë që i arrin këto shifra. Ishte absolutisht paraqitja më e mirë e këtij fillimi të sezonit. Fenomeni i Golden State udhëhoqi skuadrën drejt fitores më numra të pabesueshëm.

Steph Curry gjate ndeshjes se fundit. Gazeta Si, 9 nentor 2021

Përveç pikëve dhe asisteve me 2 shifra, ai realizoi 9 trepikësha, që do të thotë një 50%-ësh perfekt. Po ashtu, Curry ishte i pagabueshëm në gjuajtjet e lira, si gjithmonë, duke realizuar 13 në 13.

Janë statistika të jashtëzakonshme në një sfidë, ku veçanërisht në kohën e parë skuadra vuajti. Dhjetë minutat e para të Golden State ishin të gjitha për Curry, më pas Atlanta shkoi deri në 15 pikë para (57-42), para se të pësonte atë përmbysje të udhëhequr nga Steph. Kjo ishte fitorja e 5-të radhazi e Golden State, që konsolidon kreun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë