Lojëra me Dore

NBA, Hjuston dhe Majemi shpresojnë për Play off

Ndeshjet e mbrëmjes së shtunë në kampionatin amerikan të basketbollit kanë dhuruar spektakël dhe emocion. Janë ndeshjet që kanë dhuruar surpriza në këtë mbrëmje, me disa prej ekipeve me traditë që janë rikthyer të fitojnë dhe të mbajnë kështu gjallë shpresat për kualifikim në raundin play of të NBA.

Hjuston Rokets në një përballje force dhe karakteri me Sakramento Kings ka treguar formën e saj më të mirë. Vendasit ia dolën të triumfojnë në shifrat 119-108, duke konsoliduar pozitat e tyre në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit.

Fitore shumë tët rëndësishme ka arritur edhe Majemi Hit në transfertë. Skuadra nga Kalifornia ka mposhtur Nju Jork në shtëpinë e saj me rezultatin 92-100. Tashmë me këtë fitore Majemi është ngjitur në vendin e 8 në Konferencën e Lindjes, duke përfituar edhe nga humbja e Orlandos në fushën e Indianas. Sakaq kryesuesit aktualit të Konferencës së Lindjes, Toronto Raptors kan vazhduar marshimin, duke fituar këtë herë fushën e Ccikago Bulls me rezultatin 101-124.

Kampionët në fuqi të Uorriors zbresin në parkët mbrëmjen e kësaj të diele përballë Sharlot Hornes, ku nuk besohet që të kenë shumë vështirësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë