Lojëra me Dore

NBA, Golden Stejt nuk ndalet, bien Spërs dhe Lejkërs

Nuk ka pasur surpriza në ndeshjet e së dielës mbrëma në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Kampionët në fuqi të Golden Stejt kanë vijuar marshimin edhe këtë herë me Sharlot Hornets. Nga ana tjetër, dy ekipe të traditës në NBA, si Los Anxhelos Lejkërs dhe San Antonio Spërs janë mposhtur edhe këtë herë, duke konfirmuar sezonin e tyre negativ.

Për kampionët e Uorriors lideri i ekipi që shkëqleu në parket, ishte sërish Stefan Kërri. Ylli amerikan edhe këtë përballje ishte më i miri, me 25 pikë, 6 asist dhe 5 rebaund. Kërri u ndihmua nga shoku i tij Tomson dhe së bashku bën të pavlefshëm performancën e mirë të spanjollit Hernanogomez për miqtë e Sharlot. Me këtë triumf Golden Stejt shkëputet në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit dhe është në rrugën e mbarë drejt mbrojtjes së titullit kampion në NBA.

Sakaq për Los Anxhelos Lejkërs ky sezon vijon të bëhet akoma dhe më i zi. Skuadra nga Kalifornia, pasi mbeti jashtë play – off ka vijuar me rezultatet negative. Disfata me Nju Orlins fundosi akoma dhe më keq ekipin e Lebron Xhejms që këtë sezon ka rezultuar një dështim total. Por jo më mirë është edhe ekipi tjetër tradicional i NBA, San Antonio që tashmë rrezikon të ngelet jashtë play off. San Antonio u mposht në shtëpi nga Sakramento Kings me rezultatin 106-113.

Tabela e rezultateve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë