Lojëra me Dore

NBA, Golden Stejt mposhtet në shtëpi, Filadelfia rikthehet te fitorja

Në ndeshjet e raundit të dytë në Play Off-in e kampionatit amerikan të basketbollit, NBA nuk kanë munguar surprizat. Kampionët në fuqi të këtij kampionati, Golden Stejt Uorriërs janë mposhtur në shtëpi befasisht nga Los Anxhelos Klipërs. Ndërkohë Filadelfia 76 ka triumfuar në shtëpinë e saj përballë Bruklin Nets në një përballje të luftuar deri në fund.

Kampionët në fuqi të Uorriërs janë befasuar në shtëpinë e tyre nga miqtë nga Kalifornia. Pas fitores në ndeshjen e parë, u duk se ky raund i parë i Play Off-it do të ishte thjesht një formalitet për Golden Stejt. Por ekipi kalifornian nuk u dorëzua aq lehtë, duke rrëzuar Uorriërs pikërisht në fortesën e tyre me shifrat 131-135. 26 pikët dhe 6 ribaundet e Stefën Kerrit nuk i mjaftuan Golden Stejt që nga ana tjetër pati përballë në një super formë, Uilliams dhe Harnel që shënuan nga 36 dhe 28 pikë. Tashmë gjendja shkon në barazim 1-1 mes Uorriërs dhe Los Anxhelos Klipërs dhe për kampionët e NBA duhet fitorja me çdo kusht në ndeshjen tjetër në mënyrë që mos të komplikohen objektivat për kalimin e raundit.

Sakaq në ndeshjen tjetër së play off në NBA nuk pati surpriza. Filadelfia fitoi 145 – 123 me Bruklin edhe pse duhej të vuante deri në periodën e fundit për ta siguruar këtë triumf. Kamerunasi Embild ishte më i miri në parket në këtë përballje, me 23 pik2 10 ribaund dhe 1 asist.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë