Lojëra me Dore

NBA, Golden Stejt bie sërish, Miluoki marshon drejt finales

Janë luajtur edhe dy ndeshjet e fundit të raundit të katërt në fazën e play offi-it në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Miluoki Baks fitoi edhe ndeshjen e katërt me Detroit Pistons, duke shkuar në 3-1 me rezultatin e përgjithshëm. Fitore ka marrë edhe Hjuston Rokets me Golden Stejt në shtëpinë e saj, duke i çuar shifrat e përgjithshme në 2-2.

Ndeshja e luajtur në “Tomson Garden” në Boston u vendos nga një njeri i vetëm, Antetokounmpo. Basketbollisti grek ishte fenomenal në parket, me 39 pikë, 16 ribaund dhe 4 asist, duke i dhuruar kështu ekipit të tij një fitore me shumë vlerë. Për Miluoki Bakës që e nisi shumë keq këtë fazë të gjysmëfinaleve të play off-it, tashmë e shikon veten me një këmbë në fazën tjetër. Detroit ishte i pafuqishëm për të bërë rezistencë në shtëpinë e tij, edhe pse Irving dhe Horford bënë një paraqitje mbi mesatare.

Më e fortë ishte përballja tjetër mes Golden Stejt dhe Hjuston. Kampionët në fuqi kanë rënë sërish përballë Rokets, duke u mposhtur në shifrat 112-108. Tashmë rezultati i përgjithshëm mes këtyre dy skuadrave ka shkuar në 2-2 dhe mbetet ende enigmë ekipi që do të avancojë në raundin tjetër në NBA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë