Lojëra me Dore

NBA, Denver befason Portlandin në shtëpi

Kjo fazë çerekfinale e ndeshjeve play off në kampionatin amerikan të basketbollit sa vjen dhe bëhet akoma e më befasuese. Surprizën e radhës e ka bërë Denver Nagetes në shtëpinë e Portland Trejzërs. Skuadra e udhëhequr nga kanadezi Marrej arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme në shifrat 112-116.

Përballja ishte shumë delikate, pasi Portland kishte fituar ndeshjen e tretë dhe më një fitore në këtë përballje të katërt me shumë siguri që priste biletën për në fazën tjetër të play off-it të NBA. Por Denver kishte shkuar me dëshirën e madhe për të bërë përmbysjen dhe ia arriti edhe pse iu desh që të vuante deri në sekondat e fundit të përballjes.

Për miqtë më i miri në parket ishte Marrej me 34 pikë, 4 asiste dhe 5 ribaund. Ndërsa për vendasit Mek Kallëm dhe Liard ishin në performancë mbi mesatare, por sërish nuk arritën të evitonin humbjen për Portland Trejzers. Tashmë përballjet mes këtyre dy ekipeve shkojnë në barazim 2-2 dhe është ende enigmë ekipi që do të avancojë për të fazën tjetër të Play off-it.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë