Nëntë ndeshje janë zhvilluar mbrëmjen e fundit në NBA, ku Warriors kanë rikuperuar nga -19 dhe kanë mundur 115-113 Lakers. Harden dhe Durant kanë udhëheuqr Nets në fitoren 125-123 ndaj Bucks. Memphis kanë surprizuar Phoenix 108-104, Atlanta ka nderuar “Martin Luther King Day”, duke mundur 108-97 Minnesota.
Falë një periode të fundit të një niveli të lartë, Warriors e trajnerit Steve Kerr arrijnë një fitore të bujshme ndaj kampionëve në fuqi, duke shfaqur ambiciet në një sezon që nuk e nisën mirë. Përmbysjen e Golden State nga -19 në fillim të periodës së tretë, e ka udhëhequr i zakonshmi Steph Curry, shënuesi më i mirë i mbrëmjes me 26 pikë, 3 të fundit në sekondat e fundit. Mirë edhe Kelly Oubre jr, që shënoi 23 pikë. Në anën tjetër, pas 5 fitoresh radhazi, bien Lakers. Nuk mjaftuan 25 pikët e Denis Schroder, ndërsa LeBron James u ndal në 19 pikë.
Nets fitojnë sfidën e titanëve në “Barclays Center”. Një ndeshje e madhe, e vendosur nga dyshja James Harden-Kevin Durant. Të dy bashkë shënuan 64 pikë dhe mungesa e Kyrie Irving nuk u ndje aspak. Milwaukee pëson humbje pas 4 fitoresh radhazi, pavarësisht 34 pikëve, 12 ribaundeve dhe 7 asisteve të Giannis Antetokounmpo.
Rezultatet e ndeshjeve të fundit
L.A.Lakers-Golden State 113-115
Brooklyn Nets-Milwaukee Bucks 125-123
Memphis-Phoenix 108-104
Atlanta-Minnesota 108-97
Chicago Bulls-Houston 125-120
Toronto Raptors-Dallas Mavericks 116-93
Portland-San Aantonio 104-125
Miami Heat-Detroit Pistons 113-107
New York-Orlando 91-84
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.