Lojëra me Dore

NBA, Boston Sëlltiks dhe Indiana marshojnë në prag të play off-it

Janë luajtur 9 ndeshjet e radhës në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Edhe në këto përballje nuk ka pasur surpriza të mëdha dhe ekipet pretendente kanë marrë triumfet e radhës. Ndër të gjitha rezultatet bien në sy fitoret e Boston, Torontos, Indianas dhe Feniks Sans. Kur kanë mbetur dhe shumë pak ndeshje nga starti i fazës së play off, vetëm në konferencën e lindjes ka ende dilema për ekipet që do të kalojnë në këtë fazë.

Në Perëndim, kryesuesit e Golden Stejt janë të qetë në udhëheqjen e grupit, duke hedhur një kandidaturë të fortë për të ruajtur titullin kampion. Në këtë grup fitore bindëse arritën Jutah dhe Portland. Ekipi i Jutah Xhez mundi në shtëpinë e tij Sharlot Hornets me rezultatin 111-102. Ndërsa Portland fitoi në shtëpinë e Minesotas me shifrat 122-132.

Ndërkohë në konferencën e Lindjes situata është pak më komplikuar. Vetëm 5 ekipe nga ky grup kanë prerë biletën për në play off dhe janë ende tre vende të tjera për t'u plotësuar. Ekipi më i fundit që e siguroi play off-in ishte Indiana Pejsërs falë fitores 111-102 kundër Detroit Pistons. Me këtë fitore Indiana njëkohësisht la pas vetes ekipin nga Detrorit që tashmë do duhet të fitojë të dyja sfidat e ardhshme për të shkuar në fazën e play of. Sakaq edhe Boston arriti një fitore të rëndësishme me Majemi Hit, duke u kualifikuar në play off dhe çon në “greminë” Majemin. Ekipi nga Florida tashmë është në vendin e 8 dhe rrezikon përjashtimin nga zona play off.

Më poshtë tabela e rezultateve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë