Lojëra me Dore

NBA, Boston në çerekfinalet e Play Off, fiton edhe Toronto

Mbrëmja e së dielës ka nxjerrë edhe çerekfinalistin parë të fazës play off në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Është skuadra nga Masaçusets, Boston Sëlltiks që ka kaluar në raundin tjetër pasi fitoi edhe ndeshjen e katërt radhazi me Indiana Pejsërs. Me rezultatin 4-0 në ndeshje, Boston kalon në çerekfinalet e konferencës së Lindjes dhe njëkohësisht edhe një kandidaturë të fortë për të dalë fitues në finalen e madhe.

Në këtë përballje numër katër, Boston triumfoi 106 – 110. Në të katërta periodat kishte një betejë të fortë mes dy ekipeve, por Sëlltiks ia doli që të merrte këtë fitore shumë të rëndësishme. Më i miri në parket për ekipin nga Masaçusets ishte Hayuard, që bëri të pavlefshme performancën fantastike të serbit Bogdanoviç që realizoi 22 pikë, 2 asist dhe 9 ribaund.

Fitore mbrëmjen e së dilës arriti edhe Toronto me Orlando Mexhik në shifrat 107-85, duke hedhur kështu një hap të sigurt drejt kalimit në raundin e çerekfinaleve. Tashmë ekipi kanadez udhëheq serinë e rezultateve 1-3 dhe i fuhet vetëm një fitore për të kaluar më tej. Gjithashtu edhe Portland ka fituar me Oklahoma Siti Thandër në transfertë me rezultatin 98-111. Portland Blezërs udhëheqin serinë e ndeshjeve 3-1 dhe janë shumë pranë çerekfinaleve të play off-it.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë