Lojëra me Dore

NBA, All-Star Game/ Lindja mund Perëndimin dhe hyn në histori me 211 pikë të shënuara

Gazeta Si – Në Indianapolis, për herë të parë në histori një skuadër ka kaluar kuotën e 200 pikëve. Nuk mjaftojnë 50 pikët e Touns, Lilard zgjidhet lojtari më i mirë.

NBA All-Star Game i Indianapolis është mbyllur me sfidën mes Lindjes dhe Perëndimit, e rikthyer në formatin klasik, me lojtarët që përfaqësojnë konferencat respektive. Dhe kjo ndeshje do të mbetet në analet e historisë, përfundoi 211-186 për skuadrën me kapiten Gianis Antetokounmpo, e para që realizon më shumë se 200 pikë. Vendimtare 39 pikët e Lilard, 36 të Braun dhe 32 të Haliburton.

Dy konferencat, Lindja dhe Perëndimi, janë ndeshur sërish në formatin e vjetër dhe pa dy kapitenët që zgjedhin lojtarët. Një format që ka sjellë shumë diskutime. Lindja shkroi historinë duke shënuar të paktën 51 pikë çdo periodë (53-47, 51-42, 56-47, 51-50). Një e dhënë tjetër që bën përshtypje janë pikët e shënuara me gjuajtje për 3, 186 pikë.

Lilard ishte shënuesi më i mirë i Lindjes, me 39 pikë, përveçse u zgjdh lojtari më i mirë. Te skuadra e LeBron Xhejms spikati Karl-Antoni Touns me 50 pikë. Pas javës së All-Star Game, NBA do të rinisë me ‘Regular Season’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë