Ngjarje

“Nata është e jona, poshtë patriarkati”, protestuesit e 8 marsit, djegin reçipeta para kryeministrisë (video)

Një protestë u mbajt sot në kryeqytet, në kuadër të 8 marsit. Grupe qytetarësh dolën për marshim rreth orës 18:00 nga Qytet Studenti, drejt kryeministrisë dhe më pas bashkisë.

“Nata është e jona, poshtë patriarkati” ishte slogani i protestës, shoqëruar me brohorima dhe pankarta.

“Kemi vendosur logon 'Nata është e jona' sepse nata është pjesa më e frikshme për një grua, e cila ndonjëherë natën ka frikë të shkojë nga puna në shtëpi, ka frikë të ecë lirshëm natën. Rrugët nuk iu përkasin vetëm meshkujve, por edhe femrave. Momenti i errësirës është ai moment kur ajo mund të dhunohet, grate nuk janë të sigurta. Duhet të ndërgjegjësohen të gjithë, sepse liria e grave është në fund të ditës demokraci më e mirë”, deklaroi aktivistja Zhaklin Lekatari.

Protesta u finalizua me djegien e reçipetave para kryeministrisë, në formë revolte.

@gazetasi Protesta në Tiranë për 8 marsin, ditën e gruas 🌸 Protestueset i vënë flakë recipetave 👙 #gazetasi #news #albania #tirana #8mars #8march #womensday #fyp #protest ♬ original sound - Gazeta “Si”

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë