Muzike

Nata e parë e ‘Eurovision’, përzgjidhen 10 vendet që vazhdojnë garën për në finalen e madhe

Nata e parë e festivalit evropian të këngës ka nxjerrë 10 vendet që vijojnë garën për në finalen e madhe më 11 maj.

Pas votimit të publikut në finalen e madhe do të shkojnë Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.  

Festivali u hap mbrëmjen e të martës nga këngëtarja Eleni Foureira ndërsa eventi mban sloganin “Të bashkuar nga muzika”.

Aktiviteti po mbahet në Malmo të Suedisë.

Të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Besa Kokëdhima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë