Kërkoi dy vjet përgatitje, por më në fund 13 astronautë të rinj janë bashkuar më në fund me Agjencinë Amerikane të Hapësirës (NASA). Një pjesë e tyre do të jenë pjesë e misionit për të dërguar femrën e parë në Hënë dhe disa prej tyre mund të jenë njerëzit e parë që do të shkelin në Mars.
Austronauntët, të cilët janë stërvitur që nga viti 2017, morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të premten në Qendrën Hapësinore në Houston.
Grupi përfshin gjashtë gra dhe shtatë burra, dy prej të cilëve ishin astronautë kanadezë të Agjencisë Hapësinore CSA. Ata u zgjodhën nga më shumë se 18,000 aplikantë.
NASA është vendosur të dërgojë gruan e parë në Hënë deri në vitin 2024 në misionin Artemis dhe të bëjë një eksplorim të Marsit deri në mesin e viteve 2030.
Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine tha në këtë ceremoni se këta individë përfaqësojnë më të mirën e Amerikës.
“2020 do të shënojë kthimin e nisjes së astronautëve amerikanë nga toka amerikane drejt hapësirës dhe do të jetë një vit i rëndësishëm përparimi për programin dhe misionet tona në Hënë dhe më gjerë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.