Mjedis

NASA e konfirmon: Planeti po shkatërrohet nga ngrohja globale

Të dhënat mbi ngrohjen globale nga NASA kanë treguar se pesë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat në të gjithë historinë e krijimit të tokës. Sipas shkencëtarëve, të dhënat janë shumë të sakta pasi toka është vëzhguar nga satelitët hapësinorë. Gjithashtu, ata kuptuan se ritmet e shpejta në ndryshimin e klimës janë ashpërsuar duke ndikuar në cilësinë e gjallesave në tokë.
“Ne nuk mund të nënvlerësojmë faktin se oqeani Arktik një ditë do të shkrijë tërësisht,” tha Gavin Schmidt, i cili drejton institutin Goddard të NASA-s
Të dhënat kryesore të NASA-s dhe të dhëna të tjera që merren nga mijëra termometra të vendosur në sipërfaqet tokësore, janë transparente për të gjitha institucionet dhe grupet akademike në mbarë botën, kështu që sipas shkencëtarëve, çdo kush mund të veprojë për të mbrojtur tokën.
Të dhënat nga sateliti Aqua i NASA-s që ka monitoruar tokën që nga viti 2003 deri në vitin 2018 përcaktuan se 2016-ta ishte viti më i nxehtë dhe që prej asaj kohë temperaturat kanë qenë duke u rritur.
Shpesh herë studiues të ndryshëm kanë ngritur dyshimet mbi të dhënat se temperaturat gjatë gjithë kohës po rriten, por të dhënat e NASA-s konfirmuan një herë e mirë se niveli i lartë i temperaturave është shumë i dukshëm në çdo aspekt jetësor.

Ekspertët janë shprehur se efektet e ngrohjes globale po ndjehen në mbarë botën, pasi rajonet të cilat kanë pasur klimë të butë në të kaluarën, tashmë përjetojnë thatësira në verë dhe përmbytje në dimër. Ata shpjegojnë se nëse klima do të vazhdojë të ngrohet edhe për 10 vitet e ardhshme, në fund të kësaj përudhe gjallesat në tokë do të jenë tjetërsuar, për të mos thënë që një pjesë e mirë e tyre nuk do të ekzistojë më.
“Të dhënat e përcaktuar nga sateliti nuk janë të rastësishme sepse që prej shumë kohëve e dinim se toka po ngrohet. Matjet janë mbresëlënëse dhe krejtësisht të pavarur nga interpretimet e stacioneve të motit,” ttha Adam Schmidt një prej studiuesve.
Ky studim tregon gjithashtu se të dhënat e NASA-s të mbledhura ndër vite janë të përcaktuara nga instrumenti kryesor i satelitit Aqua i quajtur “Atmospheric Infra-Red Sounder” cili është posaçërisht për të vëzhguar kushtet klimaterike. Përgjithësisht të dhënat janë përqendruar mbi oqeanin Arktik, ku shpesh herë thuhej se matjet kanë dalë të pasakta dhe për rrjellojë mendohej se bota nuk ishte më e rrezikuar nga ngrohja globale. Ekspertët u shprehën se temperaturat në këtë oqean janë rritur me 2.5 gradë celsius për një dekadë. Sipas tyre këto gjeteje na ndihmojë për t’i dhënë fund dyshimeve të vazhdueshme se shpesh herë parashikimet e motit janë të pasakta.
“Nuk ka asnjë gabim. Toka po shkatërrohet nga ngrohja globale dhe në duhet të veprojmë menjëherë,”tha tha Zeke Hausfather, një studiuese në Universitetin e Kalifornisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë