Bota

Narko-trafiku, SHBA ofron 5 mln $ për ‘kokën’ e djemve të El Chapos

Trafiku i drogës ndonjëherë është një biznes familjar. Dhe rregulli vlen edhe më shumë për klanin meksikan, El Chapo. SHBA ka vendosur të rifillojë gjuetinë, duke ofruar dhurata për disa nga fëmijët e saj: ofron 5 milionë dollarë për “kokat” e Ovid, Joaquin, Ivan dhe Jesus Alfredo.

E njëjta shumë edhe për vëllain e kumbarit meksikan, Aureliano, i njohur si El Guano. Të njohur si Los Chapitos ose Los Menores, trashëgimtarët përfaqësojnë një nga rrymat e klanit famëkeq të Sinaloas, një grupim gjithmonë dominues, edhe pse u copëtua nga përplasjet që u intensifikuan pas kapjes së numrit një, që tani mbahet në burgun e Flrorences në Kolorado.

Për hetuesit amerikanë, "të rinjtë" janë të përfshirë në shumë aktivitete kriminale, nga kontrolli i flukseve të drogës deri tek lufta ndaj rivalëve, të brendshëm dhe të jashtëm.

Djemtë e shefit janë në luftë prej disa kohësh me Ismael El Mayo Zambada, një figurë historike e rrjetit të narko-trafikut, gjithashtu në listën e të kërkuarve, me një “shpërblim” të rritur në 15 milionë në shtator.

Mosmarrëveshja “vëllavrasëse” më pas i bashkohet betejës së pafundme me El Mençon, udhëheqësin e klanit “Jalisco”, ndaj të cilit është vendosur një shumë prej 10 milionë $ dhe me atë me Arellano Felix në Baja California ose fraksione të tjera konkurruese. Ato ndryshojnë sipas rajoneve.

Njoftimi i Uashingtonit shkaktoi reagim të menjëhershëm nga presidenti meksikan Andres Obrador. “Çdo arrestim është përgjegjësia jonë”, tha ai. "Amerikanët nuk mund të mendojnë të veprojnë në territorin meksikan". Një pozicion legjitim, në mbrojtje të sovranitetit kombëtar dhe gjithmonë i dobishëm për të fituar konsensusin kundër “Yankees”.

Por ka një problem, që lidhet pikërisht me angazhimin e autoriteteve vendore. Një histori e turpshme. Më 17 tetor 2019, një operacion ushtarak çoi në kapjen e Ovidit në një vilë në Culiacan, një operacion i filmuar pothuajse drejtpërdrejt.

Megjithatë, banditi u la i lirë pas kërcënimeve të nisura nga “familja”, një taktikë e zakonshme e zbatuar nga bashkëpunëtorët kur bie njëri prej drejtuesve në prangat e policisë.

Obrador do të justifikojë dorëzimin, duke argumentuar se kjo ishte mënyra e vetme për të shmangur gjakderdhjen. Por thelbi është se shteti meksikan është përkulur para shantazhit të kundër-pushtetit. Vetëm pak ditë më parë, ende në Culiacan, pati të shtëna në klubin e natës “Casanova”. Sipas dëshmitarëve protagonist - i kapur nga kamerat e sigurisë - ishte El Guanito, ose nipi i El Chapos dhe djali i Aurelianos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë