Lojëra me Dore

Nadal triumfon në duelin historik përballë Federer

Rafael Nadal është fituesi i duelit historik në gjysmëfinalen e grand slam-it Roland Garos. 3-0 fitoi spanjolli përballë rivalit të përjetshëm, Roger Federerit, duke e dominuar këtë ndeshje në të treja setet, (6-3, 6-4, 6-2) dhe shkon ne finale.

Në setin e parë, Nadal nuk vuajti ndaj Federer dhe gjatë gjithë kohës ishte në kryesim të ndeshjes. Në fushat me dhe, që prej vitesh janë konsideruar si bastioni i spanjollit, zvicerani nuk mundi të bënte asgjë.

Vetëm në setin e dytë, Federer tentoi të bënte diçka për ta vënë në vështirësi kundërshtarin e tij spanjoll, por pa mundur të ketë sukses. Për më tepër, Federer humbi edhe në setin me shërbimet e tij dhe i dha mundësinë Nadalit ta parakalonte. Seti i dytë u mbyll me rezultatin 6-4. Në fund të ndeshjes, pas fitores së Nadal me rezultatin e pastër, 3-0 pati dhe një moment nervozizmi për zviceranin. Federer ka gjuajtur me nervozizëm një top drejt tifozëve në shkallët e stadiumit.

https://twitter.com/Thiago_Lavinas/status/1136988745616547841

Me këtë fitore, Rafael Nadal shkon në finale dhe do të presë fituesin e përballjes, Gjokoviç – Thiem.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë