Lojëra me Dore

Nadal kritikon Spanjën për pandeminë, Gjokoviç thyen rregullat

Rafael Nadal i është kthyer stërvitjes në shtëpinë e një miku. Gjatë një lidhje direkt për “La Voce dell Galizia”, tenisti i famshëm nga Majorka ka komentuar administrimin e pandemisë së koronavirusit në Spanjë, duke qenë jo pak kritik. “Në vendin tonë janë bërë gabime në kohën e pandemisë dhe është humane t’i pranojmë këto gabime. Të gjithë e kuptojnë se politikanët mund të gabojnë, edhe unë bëj gabime çdo ditë. Ajo që nuk më pëlqen është kur gabimet nuk pranohen, sepse në këtë rast humb kredibilitetin”, - ka theksuar Nadal. Spanja është një nga vendet europiane më të goditura nga Covid-19, me një numër të lartë viktimash.

Kolegu i Nadal, serbi Novak Gjokoviç, ka thyer rregullat e karantinës, duke u kthyer në fushë në Spanjë. Numri 1 i botës në tenis ka publikuar një video në Instagram, teksa shfaqet duke u stërvitur me një tjetër lojtar në një klub tenisi në qytetin e Marbelas, ky po qëndron aktualisht. Gjokoviç e ka filmuar videon teksa luante, duke komentuar: ”Sa i lumtur jam që po luaj në tokë… Eh, vetëm për pak, me telefon në dorë”.

Novak Gjokoviç, numri 1 i botës në tenis. Gazeta Si, 5 maj 2020

Nga e hëna Spanja ka lehtësuar masat e marra për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke lejuar sportistët profesionistë të praktikohen. Por strukturat sportive duhet të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri javën e ardhshme në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të qendrave stërvitore për skuadrat e nivelit profesionist në sporte si futbolli. Federata Spanjolle e Tenisit ka bërë të ditur se lojtarët profesionistë mund të ushtrohen vetëm ose me një trajner, por ende jo në një fushë tenisi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë