Lojëra me Dore

Nadal humb ndaj Shapovalov, rrezikon edhe ‘Roland Garros’-in

Gazeta Si - Rafael Nadal është mundur nga Denis Shapovalov, në një derbi të dorës së majtë. Garda e vjetër kundër gjeneratës së re, mbreti i tokës kundër kanadezit që në në fushat me dhe nuk ka pasur shumë gëzime në karrierë.

Këtë herë fitoi Denis Shapovalov në Romë. Nuk ndodhte që prej vitit 2008, që Rafa Nadal të dilte nga skena e Romës para çerekfinaleve të turneut. Në atë kohë u ndal nga Juan Karlos Ferrero. Një ironi e fatit njeriu që po rrit yllin e ri të tenisit, që pritet të lërë në hije Nadalin.

Në atë rast Nadal kishte probleme fizike. Edhe këtë radhë një dëmtim në këmbë e ka ndalur më shumë se zotësia e kanadezit, që ishte grindur me publikun në ndeshjen e parë të turneut.

Nadal gjatë ndeshjes ndaj Shapovalov. Gazeta Si, 13 maj 2022

I mundur dhe asnjëherë me justifikime të kota, Rafael Nadal ka pranuar se këmba e majtë po i jepte shumë dhimbje në mesin e setit të dytë. Nuk ka të bëjë fraktura që i kushtoi tërheqjen nga ‘Indian Wells’ dhe mungesën në turne të tjerë.

As Montekarlo dhe as Barcelonë, tituj që mëngjarashi më fitues i tenisit i ka fituar me shifra të dyfishta. Rikthimi në Madrid, pa shkëlqim, me humbjen ndaj Alkaraz. Tani Roma, ku Nadal kishte si qëllim përgatitjen për në ‘Roland Garros’. Pikërisht aty ai do që ta zgjatë serinë e Slam-eve në kuotën 22.

Por këmba e majtë, me sindromën ‘Muller Weiss’, e ka shqetësuar gjithmonë, edhe pas operacionit në në verë. Gjithsesi, Nadal nuk kërkon alibi.

"Nuk jam i dëmtuar, - ka thënë Nadal në një konferencë shtypi. – Unë jam një lojtar që jetoj me një dëmtim kronik. Kjo është e gjitha, nuk ka asgjë të re". Parisi duket se po largohet, edhe pse spanjolli nuk lë vend për pesimizëm.

"Për fat të keq, jeta ime e përditshme është kështu. Ka ca kohë që ndjej dhimbje në stërvitje. Dua të përgëzoj Denisin, nuk dua t’i heq asgjë fitores së tij. Dy herët e fundit kishte humbur me mua, këtë herë fitoi.

Tani ëndrra ime është që të rikuperohem dhe të jem gati për ‘Roland Garros’. Do të shkoj në Paris, ku stafi im mjekësor do të vendosë çfarë do të bëj. Nuk e di çfarë terapie do të jetë”, - ka përfunduar Nadal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë