Një muze i Barcelonës hapi dyert për personat që donin të ishin pjesë, por me një kusht: Duhej të ishin nudo.
Vizitorët shikuan ekspozitën në Muzeun e Arkeologjisë së Katalonjës totalisht të zhveshur.

“Ne donim ta bënim atë një vizitë më të gjallë dhe jo një ekspozitë normale”, thotë Edgard Mestre, kuratori i ekspozitës.

Faqja e internetit e muzeut u premtoi vizitorëve mundësinë për të “admiruar veprat duke pozuar në të njëjtën situatë siç janë dhe veprat, krejtësisht të zhveshur dhe të rrethuar nga trupa të tjerë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.