Ngjarje

Muri i Trump dhe teknologjia kufitare SHBA-Meksikë

Nga Nick Kwek - "Duhet të dalim këtu!" thërret Agjenti Daniel Hernandez i Patrullës Kufitare të SHBA.

“Pak më parë një shkëmb ra nga një shpat mali dhe goditi një çati ndërtese shumë pranë nesh, ishte një zhurmë shumë e fuqishme. Ndaj për të qenë të sigurtë ju nuk duhet të ekspozoheni kur jeni pranë gardhit ndërkombëtar”, thotë agjenti Hernandez.

Jemi në Arizonën jugore në pikën e kalimit kufitar të Nogales. Ndërkohë që Presidenti Trump kërkon një mur që kushton disa miliarda dollarë, dhe demokratët sugjerojnë se teknologjia do të ishte më e përshtatshme për këtë punë, ne kemi bërë një xhiro brenda Sektorit Tucson të Arizonës.

Ndërsa udhëtonim përreth, agjenti Hernandez na thotë se sektori i kufirit të tij në Jugperëndim ka rreth 422 kilometra të rrethimit kufitar me Meksikën.

Kohët e fundit, ekipi i tij përforcoi aftësitë e mbikëqyrjes duke përmirësuar Kullat e tyre të Integruara Fikse, të njohura edhe si IFTs.

Ata tani janë të pajisur me kamera me rreze më të gjata, kamera më të mira të imazhit termik dhe radar për të siguruar 24 orë në 7 pika të larta për zyrtarët prapa në Qendrën e Kontrollit të Nogales.

"Për shkak të vendosjeve të largëta të kamerave, ishte e vështirë të fokusoheshe nga larg, por tani kemi rezolucion më të lartë dhe imazhe më të mprehta. Jemi në gjendje të identifikojmë gjithçka që vjen pranë gardhit, njerëzit që vijnë, kontrabandën në distanca edhe më të mëdha".
Agjenti Hernandez ngadalëson makinën për një ndalesë, duke u përkulur përpara në vendin e tij dhe duke folur për kodrën që ka përballë. "Unë besoj se ka një person nën atë pemë. Ai është një anëtar trafikant njerëzish", deklaron ai.


Ai pikas një njeri të veshur me ngjyrë kafe dhe një kapelë, ulur disa metra jashtë gardhit.
Syri i agjentit Hernandez mund të jetë shumë i mprehtë për ta parë atë person ditën, por në mbrëmje do të ishte shumë e vështirë. IFTs me sa duket ndihmojnë ekipin e tij të kapur personin e kamufluar.

"Ne nuk mund t'i shohim, por kamerat tona termike na lejojnë t’i shohim. Teknika jonë na ndihmon të qëndrojmë një hap mbi elementin kriminal".
Ne udhëtojmë poshtë rrugës kthesa-kthesa në Mariposa Wash, një zonë ku ka një hendek 1 metër midis fundit të gardhit dhe tokës. Hendeku është për të parandaluar erozionin nga uji, por kjo do të thotë që një person mund të hidhet lehtë nën të.


"Ne nuk duam që njerëzit të mendojnë se kjo është e vetmja gjë që e mban Amerikën të sigurtë", komenton Agjenti Hernandez, duke kërcyer pengesën.
"Ne kemi gardhin si një mjet - por kjo nuk ka për qëllim të mbajë njerëzit brenda ose jashtë". Ka edhe disa pengesa të tjera në rrugët e makinave pranë gardhit, si shkopinj, tela dhe barriera të stilit të Normandisë. Duket shumë e improvizuar, por ky stil i rrethimit shtrihet në një pjesë të madhe të kufirit të Arizonës me Meksikën.

Në vend të rrethimit, agjentët e kufirit kanë një sërë mjetesh të tjera në arsenalin e tyre. Më kanë thënë se sensorët janë varrosur në tokë rreth zonës, gjë që shkakton alarm nëse dikush ose diçka mjaft e madhe kalon afër. Përdoren gjithashtu edhe qendrat e zhvendosjes të mbikëqyrjes, të cilat shërbejnë për terrenin e papërshtatshëm ku nuk mund të ndërtohen nga kullat. Ato janë të pajisura me të njëjtën teknologji si IFTs, por kanë kamera termike që u mundësojnë operatorëve për të matur distancën mes tyre dhe njerëzve. Ato gjithashtu kanë lazer si snajper për të drejtuar agjentët në terren në kërkim të subjekteve të jashtëligjshëm.

Nga vendi i qëndrimit ata mund të ndriçojnë një rreze drite drejt një të dyshuari, kështu që agjentët që mbajnë syze me shikim nate mund t'i gjejnë ata fizikisht.
Dogana e SHBA dhe Mbrojtja Kufitare gjithashtu ka filluar testimin e dronëve të pajisur me kamera infra të kuqe që monitorojnë tokën nga lart, të cilat identifikojnë fytyrën e personit. Agjenti Hernandez thotë se ekipi i tij aktualisht po përpiqet të zbatojë një aplikacion për ndjekjen e vendndodhjes Android, kështu që agjentët mund të dinë vendndodhjen e njëri-tjetrit në kohë reale.


Në 2017, ekipi i agjentit Hernandez arrestoi 40,000 njerëz që u përpoqën të kalonin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Karvanët e emigrantëve - në të cilat qindra njerëz udhëtojnë së bashku - nënvizojnë gjithnjë e më shumë se sa familje janë të gatshme të ndërmarrin një sfidë të rrezikshme me shpresën e një jete më të mirë në Shtetet e Bashkuara. Shumë familje janë ndarë në kufi, ndërsa ka pasur edhe raste vdekjesh.

Por Agjentin Hernandez, thotë se po bën vetëm punën e tij. "Pa marrë parasysh se nga ana e spektrit që bie, siguria kufitare është e rëndësishme për të gjithë vendin", thotë ai. "Ne jemi oficerët e zbatimit të ligjit, ne nuk i diktojmë ligjet, zbatojmë ligjet.

"Mënyra më e mirë për të zbatuar ligjet është duke bërë atë në mënyrën më efikase dhe teknologjia na lejon të bëjmë atë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë