Ngjarje

“Mund të ktheheni nga polici kufitar”, ambasada gjermane detajon kriteret për shqiptarët që duan të futen në Gjermani

Prej datës 5 shtator, Gjermania ka vendosur që udhëtimet hyrëse nga Shqipëria do të jenë të mundura vetëm për arsye të rëndësishme ose nëse keni një çertifikatë të njohur të vaksinimit të plotë.

Por, verifikimi i çertifikatave të paraqitura të vaksinimit dhe vendimmarrja për hyrjen në Gjermani do të mbetet dispozitë ekskluzive e Policisë Federale të Kufirit.

Ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar edhe listën me të gjitha kriteret e tjera që duhet të përmbushin shtetasit shqiptare që duan të udhëtojnë drejt këtij shteti.

Të gjithë personat, të cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë e përcaktuara nga Gjermania, duhet të marrin në konsideratë rrezikun, që mund të kthehen në kufi.

Udhëtarët nga Shqipëria, pa dëshminë e vaksinimit të plotë, mund të hynë në Gjermani vetëm nëse bëjnë pjesë në një nga grupet e mëposhtme:

Nënshtetas gjermanë, si dhe nënshtetas të vendeve të tjera anëtare të BE-së, vendeve të Zonës Schengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia ose Zvicra) dhe anëtarë të bërthamës së tyre familjare (bashkëshortë, fëmijë të mitur, prindër të fëmijëve të mitur)  

Personat me leje të vlefshme gjermane qëndrimi (jo vizë);

Studentët, të cilët nuk mund të ndjekin studimet tërësisht nga jashtë vendit, përfshirë rastet e pjesëmarrjes në kurset gjuhësore përgatitore të studimeve dhe praktikat;

Studentë të formimit profesional që do të nisin një studim profesional pranë një sipërmarrjeje;

Personeli shëndetësor, kërkues shkencorë në fushën e shëndetësisë dhe personel i kujdesit për të moshuarit, me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi ose mase ekuivalimi / kualifikimi;

Ekspertët e huaj dhe punëmarrësit e kualifikuar me diplomë të njohur në Gjermani;

Pjesëmarrës në kurse intensive të gjuhës gjermane;

Personel i transportit të mallrave dhe llojesh të tjera transporti;

Diplomatë të akredituar, punonjës të organizatave ndërkombëtare;

Pasagjerë në udhëtim tranzit (edhe në rrugë tokësore);

Punëtorë sezonalë në bujqësi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë