Muzike

MTV European Music Awards, edhe një shqiptar mes fituesve

MTV European Music Awards 2023, në mesin e dhjetëra artistëve ndërkombëtarë, kishte dhe një çmim për një artist shqiptar.

I riu shqiptar, nën emrin e artit Gjon’s Tears mori çmimin “Artisti më i mirë zviceran”.

Gjon’s Tears, emri i vërtetë i së cilit është Gjon Muharremaj ka lindur më 29 qershor 1998 në Zvicër dhe ka përfaqësuar Zvicrën në Eurovision në vitin 2020 me këngën “Répondez-moi”. Ai u rendit në vendin e tretë, me 432 pikë, vlerësimi më i mirë për Zvicrën që nga viti 1993.

Lista e plotë e fituesve lokalë:

Artisti më i mirë afrikan: Diamond Platnumz

Artisti më i mirë aziatik: BE:FIRST

Artistja më e mirë australiane: Kylie Minogue

Artisti më i mirë brazlian: Matue

Artistja më e mirë kanadeze : Shania Twain

Artisti më i mirë nga Karaibet:Young Miko

Artisti më i mirë francez: Bigflo & Oli

Artisti më i mirë gjerman: Kontra K

Artistja më e mirë hungareze: ajsa luna

Artisti më i mirë indian: Tsumyoki

Artisti më i mirë italian: Måneskin

Artisti më i mirë Lat Am North Act: Kenia OS

Artisti më i mirë Lat Am Central Act: Feid

Artisti më i mirë Lat Am South Act: Lali

Artisti më i mirë New Zealand Act: SIX60

Artisti më i mirë nordik: Käärijä

Artisti më i mirë polak: Doda

Artisti më i mirë portugez: Bispo

Artistja më e mirë spanjolle: Samantha Hudson

Artisti më i mirë zviceran: Gjon’s Tears

Artisti më i mirë irlandez: Tom Grennan

Artistja më e mirë amerikane: Nicki Minaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë