Media Galeri

MTV EMA 2021, si u veshën artistët

Pasi u bë online vitin e kaluar, MTV Europe Music Awards 2021 u mbajt fizikisht në Budapest, Hungari të dielën mbrëma. Muzikantët më të mirë në botë ishin të nominuar për çmime, përfshirë Ed Sheeran, Maluma, Måneskin, Yungblud, Kim Petras dhe Griff, që të gjithë performuan drejtpërdrejt.

Dhe ndërsa performancat ishin të mahnitshme, një nga aspektet e tjera të EMA-s ishin veshjet e të famshmëve. Rita Ora solli magjepsjen në tapetin e kuq me një jumpsuit të zi me bust me pupla, Griff veshi një komplet prej dy pjesësh pastel me dantella të zbukuruara, perla dhe detaje mëndafshi. Ndërkohë Maluma shkoi me një veshje klasike të “shfaqjeve të çmimeve muzikore” dhe shumë të tjerë kishin zgjedhur veshje të veçanta, për një rast të veçantë. Këtu janë veshjet e artistëve në EMA.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë