Bota

Mrekulli në Kolumbi, gjenden të gjallë 4 fëmijët 40 ditë pas aksidentit ajror në xhungël

Gazeta Si - Në Kolumbi, katër fëmijë që i mbijetuan një aksidenti me një avion të vogël që ndodhi më 1 maj në xhungël në pyllin Guaviare në departamentin e Caquetà, u gjetën të gjallë pas 40 ditësh.

Kjo është ajo që raportohet nga gazeta “El Tiempo”, duke e cilësuar gjetjen "një mrekulli".

"Ne i gjetëm të gjithë të gjallë", - i tha ushtria qeverisë kombëtare. Katër vëllezërit e vegjël, të moshës 13, 9, 4 vjeç dhe 11 muajsh, i mbijetuan një aksidenti ajror, ku humbën jetën tre persona (dy pilotë dhe një grua).

Ekipet e shpëtimit kishin gjetur të dhëna nga fëmijët në pyll, duke përfshirë gjurmët e një kasolleje me gjethe dhe gjurmët e fundit të këpucëve.

Më 1 maj, Forcat Ajrore Civile Kolumbiane raportuan se një avion i vogël kishte raportuar vështirësi fluturimi përpara se të humbiste koordinatat.

Pas gjashtëmbëdhjetë ditësh kërkime, autoritetet gjetën avionin, një “Cessna 206”, të bllokuar në xhungël. Pak më parë ishin gjetur trupat e pajetë të tre të rriturve. Të miturit, do të kishin arritur të mbijetonin duke u ushqyer me fruta dhe perime të pyllit.

Përveçse mori një vëmendje të madhe mediatike, rasti i vëllezërve Mucutuy u bë shkak edhe për një polemikë të çastit politik.

Më 18 maj, presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, kishte fshirë një mesazh nga profili i tij në Twitter, ku jepte llogari për gjetjen e të miturve.

“Kam vendosur të fshij mesazhin për faktin se informacioni i marrë nga ICBF (Instituti Kolumbian i Mirëqenies së Familjes) nuk mund të konfirmohej. Më vjen keq për atë që ndodhi”, ka shkruar Petro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë