Futboll

Mourinjo del hapur kundër pronarit të Romës: Më largoi dikush që di pak nga futbolli!

Gazeta Si – Pasi mbylli eksperiencën te Roma një muaj më parë, trajneri Zhoze Mourinjo ka folur hapur, duke shprehur pakënaqësinë ndaj pronarëve të klubit italian, Friedkin.

“Po fillojnë kompeticionet europiane, veçanërisht Championsi, ndoshta më i rëndësishmi në kalendarin botëror. Nuk do të jem në këto faza finale, sepse jam ‘eliminuar’ nga dikush që nga futbolli di pak. Kështu është jeta, e mbushur me ulje-ngritje. Jam në rritje, pavarësisht shkarkimit të papritur dhe të padrejtë. Por do të kthehem më entuziast dhe me më shumë besim për këto ndeshje”, – ka thënë portugezi.

Mourinjo në fakt nuk i përmend kurrë me emër, por kuptohet që u referohet ish-punëdhënësve të tij. Ai e ka përjetuar shumë keq shkarkimin nga stoli i Romës pas humbjes me Milanin.

Për të ardhmen e trajnerit të njohur tashmë ka disa pista, siç mund të jetë një rikthim i bujshëm te Çelsi. Pista arabe mbetet gjithmonë e hapur, por janë edhe disa klube të tjera të mëdha në Europë që po e mendojnë mundësinë e firmosjes me portugezin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë