Media Galeri

Moulin Rouge bëhet gati të rihapet pas 18 muaj mbylljeje

Një nga kabaretë më të famshme në Francë, Moulin Rouge, rihapet më 10 shtator. Vendi ikonik rikthen shfaqjet e tij fantastike dhe rihapet për publikun pasi qëndroi mbyllur për 18 muaj. Një kohë shumë e gjatë për artistët e Moulin Rouge, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të punojnë që nga data 12 Mars e vitit 2020, për shkak të pandemisë së Covid-19.
Shtëpia e parë e cila u dogj në vitin 1915, u ndërtua në vitin 1889 nga Charles Zidler dhe Joseph Oller. Moulin Rouge njihet më së shumti si vendlindja e kërcimit modern. Fillimisht e prezantuar si një valle që joshte tursitët që vinin në vend, kabareja u kthye në një formë argëtimi dhe bëri që kërcimi modern të futej në të gjithë Europën. Tashmë Moulin Rouge është një atraksion turistik, duke ofruar argëtim muzikor e kërcime për vizitorët nga e gjithë bota.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë