Motosport

MotoGP 2025 – Alex Marquez fitoi në Spanjë

Alex Marquez do ta mbajë mend gjatë garën e të dielës në MotoGP pas fitores së parë në nivelin më të lartë të sportit të tij. 29 vjecari triumfoi në “Spanish Grand Prix” dhe mori kryesimin e klasifikimit të përgjithshëm në MotoGP pas 5 garave të para. Ai la pas vëllain më të madh, 6 herë kampionin e Botës, Marc Marquez. Në bordin e “Ducati-Gresini” ai triumfoi me diferencë nga rivali në Yamaha, Fabio Quartararo që fitoi duelin me kolegun nga “Ducati-Lenovo”, Francesco Bagnaia për vendin e dytë. 

Quartararo që u shpall kampion i Botës në vitin 2021 u nis nga “pole position” dhe u ngjit në podium për të parën herë pas vitit 2023. Marc Marquez pati kontakt me shokun e skuadrës, Bagnaia në xhiron e parë. Ndërsa në xhiron e 3 pësoi rrëshqitjen e rradhës dhe ju desh të luftonte gjatë për të mbërritur në zonën e pikëve me vendin e 12. Alex Marquez u nis nga vendi i 4 por pas incidentit të vëllait Marc, parakaloi Bagnaia-n duke u ngjitur në vendin e dytë.

Nuk kaloi shumë dhe spanjolli realizoi një parakalim force ndaj Quartararo-s për kryesimin në xhiron e 11. Në sezonin e 6 në MotoGP dhe të 3 te “Ducati-Gresini”, Alex rriti gradualisht diferencën duke siguruar fitoren e parë në kategori. Pas saj u gjit në krye të klasifikimit të përgjithshëm me një pikë më shumë se Marc, dy javë përpara garës së rradhës që do ta spostojë MotoGP në Francë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë