Moti

Moti/ Temperaturat deri në 26 gradë celsius

Nga Gazeta ‘SI’ – Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura në zonat malore.

Sipas parashikimit, orët e pasdites do të jenë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera maksimale, e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi, kryesisht veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do te gjenerohet dallgëzim i ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë